Tifozi i veçantë i Ballkanit bëhet me shtëpi

Sporti

Tifozi i veçantë i Ballkanit bëhet me shtëpi

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 15:47

Njëri nga tifozët më të zjarrtë në futbollin kosovar, padyshim që është Koba nga Suhareka.

Tifozi i Ballkanit i cili është me Sindromen Down nuk mungon në asnjë ndeshje të skuadrës së zemrës.

Së fundi, lideri i tifo-grupit të ‘Xhebrailave’, Korab Elshani, ka njoftuar se Kobës do t’i ndërtohet një shtëpi e re.

Shtëpia do të financohet nga humanisti i njohur shqiptar, Halil Kastrati, Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi dhe Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.

Më poshtë e keni postimin e Elashanit:

Një ëndërr e Xhebrailav u bo realitet !
Një inciativ e Xhebrailav për antarin tonë KOBA sot u kry KOBA po bëhet me shtëpi
Ky projekt financohet nga Humanisti Halil Kastrati Presidenti FC Ballkani Arsim Kabashi dhe nga Kryetari Bali Muharremaj
Dua të falenderoj Policin Blerim Kuçi Inxhinier dhe projektuest Beqir Ramadanin Sami Kolgeci
Dua falenderoj nga thellsia zemres këta njerz per perkrahjen e shtepis KOBËS
Zoti ju bekoftë

XHEBRAILAT 1992.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat