Në plan shkëmbimi Skriniar-Aguero

Sporti

Në plan shkëmbimi Skriniar-Aguero

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 09:36

Interi po planifikon që ta shkëmbejë kokë më kokë Milan Skriniar për sulmuesin e Manchester City-t, Sergio Aguero.

Sipas raportimeve nga Calciomercato, Manchester City ka një interesim të kamotshëm për Skriniar-in dhe mund të pranojë që ta dërgojë 32 vjeçin në “Giuseppe Meazza”.

Në anën tjetër, Skriniar raportohet se po ashtu e ka ngjallur edhe interesimin e gjigantit të La Ligës, Real Madrid, andaj mbetet të shihet se në kuadër të çfarë marrëveshjeje ai mund të largohet nga Zikaltrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat