Gara e Jerez – Alex dhe Marc Marquez planifikojnë një gjest special për viktimat e Covid-19 - Bota Sot
Gara e Jerez – Alex dhe Marc Marquez planifikojnë një gjest special për viktimat e Covid-19

Sporti

Gara e Jerez – Alex dhe Marc Marquez planifikojnë një gjest special për viktimat e Covid-19

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 21:45
Alex dhe Marc Marquez

Moto Grand Prix do të fillojë javën e ardhshme.

Moto GP merr startin e sezonit 2020 në Spanjë, në Grand Prixin që zhvillohet në pistën e Jerezit, ku favoriti është kampioni në fuqi, Marc Marquez.

Para kësaj gare, Marc dhe vëllai i tij, Alex, kanë planifikuar të bëjnë një gjest special në nderim të viktimave të koronavirusit.

Dyshja e Honda do të bartin helmetat speciale, të dizejnuara për të shfaqur solidaritet me të afektuarit nga Covid-19.

“Pushing Ahead Together/ Shtyjmë(Vazhdojmë) përpara së bashku”, shkruhet në helmetat e pilotëve të Honda.

Kujtojmë se gara e parë e këtij sezoni në Moto GP do të zhvillohet javën e ardhshme.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat