Zv/Ministër i MKRS-së: Sportet Individuale, duhet të gëzojnë tretman të veçantë  - Bota Sot
Zv/Ministër i MKRS-së: Sportet Individuale, duhet të gëzojnë tretman të veçantë 

Sporti

Zv/Ministër i MKRS-së: Sportet Individuale, duhet të gëzojnë tretman të veçantë 

Nga: K. G. Më: 10 korrik 2020 Në ora: 15:29
Grabovci, Demolli e Haliti

Arbër Grabovci - Zv/Ministër i MKRS-së, sot ka pritur zëdhënësin e Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli dhe Astrit Haliti, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Notit të Kosovës. 

Aty u bisedua për problemet që po ballafaqohet sporti.

“Sot, prita në takim Sekretarin e Federatës së Boksit të Kosovës z. Latif Demollin dhe Sekretarin e Federatës së Notit të Kosovës z. Astrit Halitin, me çrast biseduam rreth situatës momentale në sportet që drejtojnë dhe mundësisë së organizimit të garave në kushtet momentale, të krijuara nga pasojat e pandemisë.

Sportet Individuale në përgjithësi, duhet të gëzojnë tretman të veçantë në vendin tonë për çfarë edhe kam marrë zotime për mbështetje”, shkruan Grabovci.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat