Vendimet e KOK-ut - Bota Sot
Vendimet e KOK-ut

Sporti

Vendimet e KOK-ut

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 16:37
Vendimet e KOK-ut

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e 50-të të tij, në të cilën shqyrtoi pika të ndryshme të Rendit të Ditës.

Mbledhja u mbajt të enjten në Hotel Sirius, duke respektuar masat e dala nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.

Asambleja e Punës së KOK-ut u vendos të mbahet sipas datës së paraparë, 29 korrik 2020, deri në një vendim të ardhshëm, bazuar gjithnjë në masat e dala nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtje nga koronavirusi Covid 19. Kërkohet që federatat, të cilat nuk i kanë mbajtur Kuvendet e Punës, t'i mbajnë ato para Asamblesë së KOK-ut.

- Federatat që kanë obligime financiare ndaj KOK, duke përfshirë edhe kuotizimet për vitet e kaluara, duhet t'i kryejne ato, si parakusht për të marrë pjesë në Asamblenë e KOK-ut.

-  U miratua unanimisht raporti financiar për TM2.

-  U miratua unanimisht Rregullorja e Punës së Bordit Ekzekutiv të KOK-ut.

-  U miratua kërkesa e Federatës së Xhudos së Kosovës për heqjen e shpenzimeve për sportistët elitarë në kampin e mbajtur në Durrës.

-  U vendos që derisa të zgjasë pandemia Covid 19, sportistëve të kategorizuar t’u mbulohen shpenzimet edhe për përgatitjet në kampet që organizohen në Kosovë ose vendet fqinje të Kosovës.

-  U miratua Rregullorja e Komisionit të Pavarur Zgjedhur të KOK-ut, dhe si e tillë do t’i propozohet Asamblesë së Punës për miratim.

-  U miratua Rregullorja e Punës dhe e funksionimit të Komisioneve të KOK-ut.

-  U vendos që bazuar në rekomandimet e marra nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), sportistët të cilët janë në garë për të fituar normën Olimpike, të vazhdojnë me përgatitje, pasi lista e dërguar në  komisionin tre-palësh të IOC prej gjashtë sportistëve për të marrë ftesa për Lojërat Olimpike Tokio 2020, mund të ndryshojë, bazuar në rezultatet e sportistëve.

-  KOK shqyrtoi edhe ankesa dhe kërkesa tjera tjera, të ardhura nga sportistët, klubet dhe federatat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat