Gara në automobilizëm vazhdon sot në Shtime

Sporti

Gara në automobilizëm vazhdon sot në Shtime

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 10:24
Ilustrim

Pas dy garave spektakolare, Drag Race në Sllatinë dhe asaj të disiplinës malore në Kullë, Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon sot me garën që do të mbahet në Shtime, në disiplinën e auto sllallomit.

Sipas një njoftimi të Federatës, gara do të mbahet në të dyja konkurrencat, meshkuj dhe femra dhe pritet të jetë mjaft interesante, ndërsa për fituesit do të ketë edhe shpërblime.

“Nga ora 10:00-11:00 bëhet paraqitja në garë për të vazhduar më pas me verifikimin e dokumentacionit dhe kontrollimin teknik të veturave. Pas brifingut me garues (12:00), në program është vozitja testuese dhe më pas gara zyrtare. Për fituesit e kohës më të mirë në kategorinë e femrave dhe meshkujve garuesit do të shpërblehen me nga një set goma TOYO VERË 205/55r16. Ndërsa për fituesit e vendit të parë ne kategoritë tjera, garuesit do të shpërblehen me nga një bateri Topla nga Sllovenia 75AH. Të gjitha këto shpërblime do të ndahen nga sponzori gjeneral EUROGOMA SHPK. Ndërsa mirëpresim edhe kompanitë tjera të cilat janë të interesuara të participojnë si sponsor me shpërblime për garuesit apo të kontribuojnë në forma të tjera për organizimin e garës, të lajmërohen tek FASK apo Auto Klubi VJOSA:, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat