Dr. Faik Çitaku - veprimtar sportiv në Gjeneratën e Republikës - Bota Sot
Dr. Faik Çitaku - veprimtar sportiv në Gjeneratën e Republikës

Sporti

Dr. Faik Çitaku - veprimtar sportiv në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 12 korrik 2020 Në ora: 14:04
Dr. Faik Çitaku

Vitet e 90 ta janë vitet më të rënda për popullin shqiptar të Kosovës, të cilët u përballen me dhunën e paparë të pushtuesit serb. 

Të jesh veprimtar atëkohë, pavarësisht i cilës sferë, ka qenë sikur të jesh ushtar në front të luftës kundër Serbisë!  

Gjeneratës së Republikës i takon edhe dr. Faik Çitaku. Një personalitet i rrallë, që njihet për qetësi, largpamës, kontribues në vite më të vështira (1991-1999). 

Image

Dr. Çitaku sado kudo e kishte ndihmuar hendbollin në kohën e okupimit, pingpongun, e kudo që ishte nevoja, ai sakrifikonte për sportin e Republikës së Kosovës. 

Ky burrë nuk u ndal asnjëherë, as nuk u tremb nga kërcënimet e vazhdueshme që vinin nga regjimi kriminal serb, por kreu detyrat e tij në shërbim të shtetndërtimit të Kosovës. 

Burrë i fjalës, vizionar dhe i palëkundur në qëndrimet e tija, duke e kundërshtuar ashpër pushtuesin serb.   
Dr. Çitaku është krenar që Kosova sot zhvillon sportin në shtetin e njohur ndërkombëtarisht dhe luajnë në rrafshin ndërkombëtar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat