Moto GP: Sot zhvillohet gara për Çmimin e Madh të Andaluzisë, Quartararo në ‘pole-position’

Sporti

Moto GP: Sot zhvillohet gara për Çmimin e Madh të Andaluzisë, Quartararo në ‘pole-position’

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Sot do të zhvillohet Grand Prix i Andaluzisë në Spanjë.

Moto GP vjen sot me garën e dytë të sezonit, garë kjo që do të zhvillohet në Andaluzi.

Është Fabio Quartararo i Yamaha ai që niset në ‘pole-position’ në këtë garë, në konkurrencë me Maverick Vinales.

Me mungesën e kampionit në fuqi, Marc Marquez, favoriti për këtë garë shihet pikërisht Quartararo, i cili fitoi edhe garën e parë të sezonit.

Kujtojmë se Marquez i Honda ka pësuar një aksident javën e kaluar dhe nuk arriti rikuperimin.

Gara e sotme në Moto GP fillon në ora 14:00 sipas kohës sonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat