Mazllum Belegu – burrë i madh i Gjeneratës së Republikës

Sporti

Mazllum Belegu – burrë i madh i Gjeneratës së Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 2 gusht 2020 Në ora: 19:12
Mazllum Belegu – burrë i madh i Gjeneratës së Republikës

Mazllum Belegu, burrë i madh, humanist, trim, shpirt sportisti dhe që iu ka dhënë zemër sportistëve në vitet e 90-ta se si duhet t’i zhvillojnë garat e Republikës së Kosovës dhe se si luftohet pushtuesi serb. 

Ai iu bashkua mijëra sportsitëve në luftë kundër okupatorit serb në vitet e 90-ta (1991-1999).

Mazllum Belegu i takon Gjeneratës së Republikës.  
Belegu ka qenë kryetar i Federatës së Sporteve të Kosovës. Të shkruash për Belegun pak janë edhe miliona faqe, një  personalitet i rrallë dhe burrë i fjalës.

Ai me një armatë sportistësh iu kundërvunë regjimit kriminal serb. 

Belegu ka qenë i vendosur në misionin e tij: Të vdekur po, të dorëzuar kurrë para pushtuesit serb.

Belegu është krenar për të gjitha sakrificat që ka bërë me mijëra sportistë në kohërat më të vështira, që jeta në çdo moment ishte në rrezik.  Periudhë e errët në vitet e 90-ta,  çdo herë që udhëtonin qoftë për të zhvilluar ndeshjet apo për veprimtari tjera sportive, ka qenë sikur të nisësh në front të luftës, duke u përballur me postblloqet e bandave dhe të milicisë serbe. 

Belegu me mijëra sportistë i rezistuan fuqishëm pushtuesit dhe e mbajtën gjallë sportin e Republikës së Kosovës, duke i zhvilluar garat në salla dhe fusha të improvizuara. Falë sakrificës së tyre sot djemtë e vajzat tona po shijojnë Kosovën shtet të njohur ndërkombëtarisht dhe po zhvillojnë ndeshjet në stadiume e palestrat sportive, të cilat në vitet e 90-ta ishin të uzurpuar nga agresori serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat