Biseduam rreth ngritjes së nivelit

Sporti

Biseduam rreth ngritjes së nivelit

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 11:40
Grabovci dhe Dragusha

Arbër Grabovci, zëvendësministër i Ministrisë Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, sot u takua me sekretarin e Federatës së Bodybuildingut dhe Fitnesit të Kosovës, Sabri Dragushën. Në këtë takim u diskutua për shumë çështje që e preokopojnë sportin.

"Sot, u takuam me sekretarin e Federatës së Bodybuildingut dhe Fitnesit të Kosovës z. Sabri Dragushën, me të cilin biseduam rreth ngritjes së nivelit organizativ në këtë Federatë e cila me sukses prezanton Kosovën në gara ndërkombëtare.

Po ashtu, gjatë bisedës vlerësuam gjendjen e sportit tonë në rrethanat që u krijuan nga Covid-19", ka shkruar Grabovci në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat