Krimineli i luftës, kapiten Dragani, godet keq Gjokoviqin! Ia kujton një fakt... - Bota Sot
Krimineli i luftës, kapiten Dragani, godet keq Gjokoviqin! Ia kujton një fakt...

Sporti

Krimineli i luftës, kapiten Dragani, godet keq Gjokoviqin! Ia kujton një fakt...

Nga: Kemajl Goca Më: 15 shtator 2020 Në ora: 22:23
Krimineli Dragan dhe Gjokoviqi

Merre mend me mend krimineli i luftës, serbi Dragan Vasiljkoviq, i njohur më mirë si Kapiten Dragani, ishte mysafir i “Usijanje-s” në televizionin “Kurir”. Dhe çudia është, se kapiten Dragan e kritikon ashpër nacionalistin Gjokoviq. Çka do të thotë, se në mendësi nuk përputhen. 

“Vasiljkoviq foli për lajmet e përditshme dhe në një moment preku tenistin më të mirë në botë, Novak Gjokoviqin.
Gjegjësisht, ndërsa fliste për Kroacinë, Vasiljkoviq shfrytëzoi rastin për të kritikuar Novakun për qëndrimin e tij ndaj fqinjëve.

“Ajo qeveri naziste vazhdon të torturojë serbët në burgje duke përdorur metodat e Guantanamos, dhe pastaj shfaqet Gjokoviqi, që thotë se Kroacia është një vend i bukur” - tha kapiteni Dragani.

Të kujtojmë, Vasiljkoviq është një tifoz i madh i Novak Gjokoviq dhe në një kohë ai dërgoi letra nga burgu në Kroaci tenistit më të mirë në Serbi dhe tenistit të parë në listën e ATP!", shkruan media serbe. Në fakt, edhe një dëshmi, se serbët janë aq primitiv dhe janë të lidhur ngushtë edhe me sport. Kriminel Dragani është nderuar edhe me fanellën numër 1 nga klubi famëkeq, Cërvena Zvezda, sidomos nga Dragan Xhajiçi. Dragani ka bërë krime të mëdha më vitet e 90-ta, në luftërat kundër Kroacisë dhe Bosnjës e Hercegovinës/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat