Oruqi - anëtar i bordit të Apelit të federatës Europiane

Sporti

Oruqi - anëtar i bordit të Apelit të federatës Europiane

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 14:36
Oruqi - anëtar i bordit të Apelit të federatës Europiane të pingpongut

Nënkryetari i parë i Federatës së Pingpongut të Kosovës, Jeton Oruqi është zgjedhur anëtar i bordit të Apelit të federatës Europiane të pingpongut (ETTU) në kongresin që është mbajtur sot.

Në këtë Konferencë kanë marrë pjesë kryetari i federatës Jeton Beqiri si dhe Sekretari i përgjithshëm Fadil Luta, i cili është përzgjedhur edhe si verifikues për procesin e votimit.

Në këtë konferencë kryetar i ri i ETTU-ës është zgjedhur Igor Levetin nga Rusia.

Suksese për Jeton Oruqin në detyrën e re që është edhe nder për federatën, njofton Fadil Luta, sekretar gjeneral i FPPK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat