Pamje mahnitëse të palestrës më të re sportive në Kosovë! 

Sporti

Pamje mahnitëse të palestrës më të re sportive në Kosovë! 

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shtator 2020 Në ora: 13:53
Pamje mahnitëse të palestrës më të re sportive në Kosovë! 

Palestra e re sportive ka një pamje mahnitëse qoftë brenda dhe qoftë jashtë saj! 

Është palestra në qytetin e Istogut. 

Me 17 tetor pritet të hapet edhe zyrtarisht palestra me ndeshjen ndërkombëtares (Kupa Evropiane) mes nënkampiones së Kosovës Istogut dhe ftuesit të Kupës Vushtrrisë. 

Image

Është prej palestrave më simpatike dhe që ka mbi 1200 ulëse! 

Image

E para, klubi i hendbollit Istogu (femrat) dhe të gjitha klubet tjera të sporteve me dorë, tani e kanë çatinë e tyre dhe nuk do të kanë brengën që të udhëtojnë për stërvitje dhe zhvillimin e ndeshjeve si vendase në qytetet tjera.

Image

E dyta, tani e tutje do të luajnë para shikuesve të vet dhe që do të jetë njëra nga përparësitë për Istogun.

Image

E treta, palestra ka një pamje të bukur dhe është më ndryshe nga qytetet tjera.

Image

 E katërta, nesër pritet që të inspektohet palestra nga zyrtarët e lartë të EHF-it dhe nëse është në rregull t’i jepet leja KHF Istogu për sfida ndërkombëtare. 
Kryetrajneri i KHF Istogu, Faruk Shala ka dërguar disa nga fotot se si duket palestra brenda dhe jashtë saj, që besa edhe në orët e mbrëmjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat