Sot fillon Java Evropiane e Sportit

Sporti

Sot fillon Java Evropiane e Sportit

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 05:59
Ilustrim

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar se me konferencën “Forumi për Sportin” sot fillon Java Evropiane e Sportit.

Java Evropiane e Sportit ka për synim të promovojë sportin dhe aktivitetin fizik nëpër tërë Evropën.

Java është për secilin, pa marrë parasysh moshën, formimin a kualifikimin dhe nivelin e fitnesit.

Temat e Forumit për sport që do të diskutohen janë për sportin gjatë pandemisë, strategjinë kombëtare për sport dhe qeverisjene mirë dhe barazin gjinore.

Pjesëmarrës pritet të jenë Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, personalitete të larta nga sporti, nga ministritë e ndryshme, komunat, etj.
 
Po ashtu sot ne Prizren dhe Istog për nder të Javës Evropiane të Sportit, Federata e Hendbollit e Kosovës do të organizojë turnirit ‘Të gjithë së bashku’ me sportin e Hendbolit në të cilën do të marrin pjesë fëmijët me nevoja të veçanta dhe fëmijët tjerë.

Në këtë garë do të marrin pjesë fëmijët me nevoja të veçanta dhe fëmijët tjerë. Pjesemarres do të jenë 50 të rritur + 20 fëmijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat