Rikthimi i aktiviteteve sportive në Kosovë – ky është paralajmërimi nga ministri Zemaj

Sporti

Rikthimi i aktiviteteve sportive në Kosovë – ky është paralajmërimi nga ministri Zemaj

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 11:34
Rikthimi i aktiviteteve sportive në Kosovë – ky është paralajmërimi nga ministri Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar rikthimin e aktiviteve sportive në Kosovë, por me masa strikte për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Vala e dytë e pandemisë e ka përfshi një pjesë të Evropës. Në këto momente qëndrojmë stabil dhe në këtë duhet të marrim pjesë të gjithë. Do të ecim me hapje të kontrolluar, masat dhe ndëshkimet do t’i marrim së bashku”, ka thënë Zemaj.


“Nuk do të dëshiroja që pas lehtësimit të masave, ndonjë federatë të mbyllet për shkak të mosrespektimit të protokollit. Ju lutem ta merrni këtë mesazh. Shumë shpejt do të bëhet një vlerësim dhe brenda ditëve do të njoftoheni për heqje të kufizimeve”, ka thënë Zemaj në Forumin për Sport.

E trajneri i xhudos Driton Kuka, ka thënë se ka ardhur koha që aktivitetet sportive të fillojnë.

“Ka ardhur koha qe aktivitetet sportive të fillojnë sepse rrezikojmë të humbim atë që kemi krijuar për 20 vjet”, ka thënë Kuka.

Aktivitetet sportive në Kosovë ishin ndaluar me masat e Qeverisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka shtuar se gjitha vendimet janë marrë bashkërisht me federatat e Kosovës.

“Të gjitha vendimet kanë qenë vendime që janë marrë bashkërisht me federatat e Kosovës. Kemi treguar maturi, sepse shëndeti është në radhë të parë. Sporti është masiv dhe ka ditur t’i respektoj masat e vendosura. Ka pas lojë të Superligës në futboll, por ato janë zhvilluar duke i respektuar gjitha rregullat e institucioneve të shëndetësisë”, ka thënë Dumoshi..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat