Vdes papritur Portner, dikur rival i madh i shqiptarëve të Kosovës 

Sporti

Vdes papritur Portner, dikur rival i madh i shqiptarëve të Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shtator 2020 Në ora: 13:44
Vdes papritur Portner, rival i madh i shqiptarëve të Kosovës 

Ish hendbollisti i mirënjohur Zlatko Portner vdiq papritur në moshën 59 - vjeçare.

“Portner ka qenë anëtari i brezit legjendar ish jugosllav në vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar, i cili ka lindur në Hrtkovci, dhe përmes skuadrës së hendbollit Crvenkës nga Vojvodina në vitin 1982 ai ka arritur në Shabac ku në shtatë sezonet e ardhshme ai shkruan faqet më të bukur të hendbollit në gjeneratën e Metaloplastikës, me të cilat ai dy herë fitoi Kupën e Kampionëve (1985 dhe 1986)”, shkruan “Ekipa.mk”.

“Pastaj ai mori rrugën e tij profesionale drejt Barcelonës, e cila me të arriti trofeun e parë në Kupën e Kampionëve në vitin 1991.

Pas dy vitesh në Francë, Portner e përfundoi karrierën e tij duke luajtur për disa klube zvicerane deri në 2002”, shkruan më tej media.

Portner si lojtar ka qenë edhe rival i madh i skuadrës shqiptare të Kosovës, në atëkohë kanë quhej Borci nga Ferizaj, kur kanë garuar në ligën e parë ish jugosllave.  Në atëkohë kanl luajtur Aziz Makiqi, Xhelal Selmanaj, Basri Tupella, Hasan Bajrami, Bujar e Besim Qerimi, Sefedin Reçica, Ratomir Tomoviqi, Dragan Mlladenoviqi, Tahir Sojeva, Skënder Sahiti, Kasim Kamenica,  Afrim Rexhepi, Verim Zherka etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat