Hasani: Qëllimi i Javës Evropiane është që sa më shumë njerëz të merren me sport 

Sporti

Hasani: Qëllimi i Javës Evropiane është që sa më shumë njerëz të merren me sport 

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 15:58
Hasani: Qëllimi i Javës Evropiane është që sa më shumë njerëz të merren me sport 

Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës me një deklaratë domethënëse. 

Konferenca Forumi i Sportit, mblodhi personalitete të larta sportive, mes tyre edhe ministren për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, si dhe ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Qëllimi i Javës Evropiane është që sa më shumë njerëz të merren me sport, andaj marrë parasysh numrin e vogël që merren me sport, duhet të fokusohemi që sa më shumë fëmijë të merren me sport. 

Prindërit, vëllezërit, motrat dhe gjyshërit duhet të marrin fëmijët për t’i regjistruar në ndonjërën prej klubeve të komunave të tyre në Kosovë, ashtu siç i marrin për t’i dërguar në shkollë”, - tha ndër të tjera Hasani në fjalën hyrëse të Forumit për Sportin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat