Nehat Çitaku me gjest të madh, me lojtarët e pingpongut dhurojnë gjak...

Sporti

Nehat Çitaku me gjest të madh, me lojtarët e pingpongut dhurojnë gjak...

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 14:59
Nehat Çitaku me gjest të madh, me lojtarët e pingpongut dhurojnë gjak...

Lojtarët e klubit të pingpongut “Priping” nga Prishtina, i janë përgjigjur thirrjes së Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, duke dhuruar gjak për personat e prekur nga Covid-19, të cilët kanë nevojë për gjak në këtë kohë pandemie.

Lojtarët e pingpongut të klubit “Priping” së bashku me udhëheqjen e klubit (Nehat Çittaku), sot në Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut kanë dhuruar gjak për personat që janë në gjendje më të dobët nga infeksioni me virusin Covid-19.

Drejtoresha e qendrës Bukurije Zhubi së bashku me stafin e saj, mirëpritën gatishmërinë e lojtarëve të klubit “Priping” për të dhuruar gjak. Ajo falënderoi lojtarët e pingpongut për këtë iniciativë, si dhe i informoi lojtarët për përfitimet e dhurimit të gjakut.

"Ne ju falënderojmë për këtë iniciativë shumë të nevojshme në këtë kohë pandemie, ne jemi shumë mirënjohës për kontributin e çdo qytetari që dhuron gjak. Përveç shpëtimit të jetës me dhurimin e gjakut, trupi juaj gjithashtu përfiton duke dhuruar gjak", tha Zhubi.

Ndërsa kreu i klubit Nehat Çitaku tha se klubi “Priping” do të bëhet një dhurues i rregullt duke marrë parasysh nevojën e madhe për gjak gjatë këtyre kohërave të vështira. Ai gjithashtu u bëri thirrje të gjithë sportistëve të bashkohen në këtë nismë për të shpëtuar jetën.

"Ne si një klub po dhurojmë gjak për personat e infektuar me virusin Covid-19. Ne do ta bëjmë këtë aktivitet çdo vit në klubin tonë, për të mundësuar shpëtimin e jetës dhe në të njëjtën kohë për të forcuar trupin tonë", tha Çitaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat