Federata e Mundjes ndihmon financiarisht klubet e Kosovës

Sporti

Federata e Mundjes ndihmon financiarisht klubet e Kosovës

Nga: K.G. Më: 25 shtator 2020 Në ora: 20:43
Federata e Mundjes ndihmon financiarisht klubet e Kosovës

Federata e Mundjes së Kosovës ka bërë një veprim interesant dhe për t’u komplimentuar, duke i ndihmuar klubet që ka në gjirin e saj me mjete financiare.  

“Federata e Mundjes e Kosovës (FMK) ka vendosur t’iu dalë në ndihmë te gjitha klubeve të mundjes në vend, të cilat janë prekur financiarisht nga pandemia e shkaktuar nga koronavirus.

Bordi i FMK-së e drejtua nga presidenti Naim Muja në muajin qershor i ka ndihmuar te gjitha klubet me nga 850 euro, edhe ne muajin shtator të gjitha klubeve ju ka dalur në ndihmë me nga 850 euro. 

Në total deri me tani secili klub i regjistruar ne FMK ka përfituar nga 1700 euro.
Bordi i FMK-se i ka liruar nga kuotizimi klubet për vitin 2020”, njofton Federata e Mundjes së Kosovës. 

Muja ka bërë një veprim të jashtëzakonshëm, për faktin se iu ka dalë në ndihmë klubeve në momentin më të duhur, që po ballafaqohen me krizë ekstreme për shkak të virusit korona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat