Edi Rama - bëhu burrë, kështu nuk bën! Marre! Kosova mezi po e pret, po ju...

Sporti

Edi Rama - bëhu burrë, kështu nuk bën! Marre! Kosova mezi po e pret, po ju...

Nga: Kemajl Goca Më: 28 tetor 2020 Në ora: 19:02
Edi Rama - bëhu burrë, kështu nuk bën! Marre! Kosova mezi po e pret, po ju...

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, fort ia rreh vetes se është burrë dhe mendon se merr vendime të mëdha! E drejt e tij!

Edi Rama, e dijmë që ke qenë basketbollist dhe e kupton damarin e çdo sportistit por nuk ke lënë ndonjë nam si lojtar!
Burrëria apo trimëria nuk matet pse ju jeni trupmadh, por ajo matet me vendime të guximshme!

Liga Unike e Basketbollit Shqipëri – Kosovë, ende nuk po fillon, jo me fajin e Kosovës por me fajin e Qeverisë Shqiptare, që ju jeni në krye të saj! Po, ju jeni fajtor me Qeverinë tuaj!

Image

I nderuar dhe dashuri Edi Rama, sa për dijen tuaj, Nebojsha Çoviq, president i klubit famëkeq të basketbollit Cërvena Zvezda nga Beogradi, e kundërshtonte me forcë formimin e Ligës Unike Shqipëri – Kosovë! Ju e dini këtë apo jo!

Por Nebojsha Çoviq që u ndërsye nga këlyshët tij në Beograd, nuk e ka dhe as do të ketë kurrë kaçikun që të përzihet në punën e shteteve ndërshqiptare Shqipëri – Kosovë. 

Se për fatin tonë vendosim ne shqiptarët dhe jo Çoviqi e as kuzhina e Beogradit! 

Dhe ju si Edi Rama, vepruat mençur dhe ishit pjesë e themelimit të kësaj lige, por nuk po vepron mençur tani, e ke ngri kokën si asnjëherë! 

Qeveria juaj nuk po lejon klubet në Shqipëri që t’i nisin aktivitetet garuese të sporteve me dorë. 
Si arsyetim e keni pandeminë! Po pandemi, pandemi është nga 13 marsi!  

Sa për dijen tuaj Edi Rama, Euroleague në basketboll, Liga rajonale (ABA), po i zhvillojnë garat. Nëse ju nuk e dini, Qeveria juaj le t’i shfletojë faqet ndërkombëtare!

Image

Bile në ato shtete ka më shumë virus se në Shqipëri por garat po zhvillohen normalisht dhe pa shikues. 
Shkak i Qeverisë tuaj po mbetet ende peng fillimi i Ligës Unike Shqipëri – Kosovë! Boll marre, kështu po duket!

Edi Rama, bëhet burrë dhe vendos: që të fillojnë sportet me dorë në Shqipëri. Edhe ata djem e vajza meritojnë të luajnë dhe jo të mbeten peng i moszhvillimit të garave. Liga Unike në basketboll të startojë sa më shpejt. 

Edi Rama, në shtetin e Kosovës, po luhet futbolli, basketbolli, hendbolli, volejbolli etj. Po te Ju? Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, ditë me parë përmes një letre të hapur, iu ka bërë apel qeverisë tuaj t’i rishohë vendimet! Është mirë t’i rishohësh vendimet tuaja dhe mos e lë sportin peng! 

Edi Rama, Kosova po e pret fillimin e Ligës Unike, ndërsa Qeveria juaj po e lë ende peng dhe kështu nuk bën! Nuk bën i dashuri ish basketbollist!

Edi Rama, bëhu burrë dhe merr vendime të mëdha. A e dini se në vitin 1991-1994, përkundër se ishte luftë në Kroaci, u zhvillua kampionati në futboll! As lufta nuk e ndali! 

Besoj se e dini këtë fakt! I nderuari Rama, ashtu si je i madh me trup, merrni edhe vendime të mëdha.  Sot je kryeministër, nesër je qytetar i thjesht në Shqipëri! Askush nuk e ka me tapi postin dhe një ditë në vendin tuaj vjen dikush tjetër. Mendo e vendos me kokë të ftohtë, fundja shko pak në palestër dhe gjuajë për tre pikë, sigurisht do të kuptosh se paske gabuar dhe jeni duke gabuar rëndë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat