Çfarë është karateja?

Sporti

Çfarë është karateja?

Nga: Raif Musa Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 18:19
Çfarë është karateja?

Karateja është një sistem i vetëmbrojtjes, mentorimit, forcës, vetëkontrollit dhe tolerancës që ka origjinën në Okinawa, dhe që u ndikua shumë nga një traditë e vjetër nga Kina, e themeluar mbi një filozofi shpirtërore dhe e bazuar në parimet budiste Bushido dhe Zen.

Pra, Karate rrjedhë nga fjalët: KARA – DORË  dhe TE – E ZBRAZËT, 
DO - dmth rrugë / mënyrë

Pra fjalë për fjalë, "karate-do" do të thotë "rruga e dorës së zbrazët", duke iu referuar faktit se praktikuesit e saj nuk përdorin armë për të sulmuar dhe për tu mbrojtur, por vetëm duart, këmbët dhe trupin e tyre, prandaj përveç stërvitjes apo aktiviteteve sportive çdo karateist duhet të mësoj  se çfarë është "përgjegjësia për veprimet e tij”. 

Përmes stërvitjeve të vështira të rregullta  dhe praktikimit sistematik, karate-ja zhvillon jo vetëm trupin, por edhe mendjen dhe karakterin, dhe na ndihmon që të fitojmë aftësinë për të kontrolluar emocionet, dëshirat dhe reagimet tona. 

Karate_kat bëjnë ushtrime të atilla nëpërmes të cilave zotërojnë të gjitha lëvizjet e trupit, të tilla si përkulja, kërcimi dhe ekuilibrimi, njëkohësisht duke mësuar për të lëvizur gjymtyrët e trupit prapa, përpara, majtas, djathtas, lartë e poshtë, lirisht dhe uniformisht.

Me diciplinë unike të karatesë  ne mësojnë të mendojm para se të veprojmë, të rregullojmë lëvizjet tona dhe të përqendrohemi më shumë në veprim sesa në reagim, edhe pse është shumë e vështirë të arrihet kjo gjendje ekuilibri dhe kontrolli, por ajo arrihet me diciplinë dhe vetëbesim. 

Pra, sporti i karate-së për të gjithë që nga fëmijët e deri tek të moshuarit, nuk është vetëm një mënyrë për të përmirësuar shëndetin, apo për të mësuar vetëmbrojtjen, por është më shumë se kjo,sepse ndihmon në ndërtimin e disiplinës që përfshin argëtimin dhe zotërimin e aftësive të vështira duke marrë pjesë në ritualet që inkurajojnë respekt, përkulje dhe përqendrim. 

Andaj me të drejtë mund të shprehim se: trajnimi i karate_së  ofron një mjedis të sigurt dhe profesional që të gjithë ushtruesit të fitojnë mentorim, forcë, vetëkontroll, tolerancë për të tjerët dhe shumë aftësi të tjera të vlefshme të jetës, sepse sporti i karatesë është një mënyrë e jetës dhe një sistem trajnimi që i sfidon të papriturat dhe përjetimet jetësore.
Autori është trajner i klubit Kastrioti nga Ferizaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat