Nuk lejohet ekip serb të futet në Kosovë, Serbia në këmbë

Sporti

Nuk lejohet ekip serb të futet në Kosovë, Serbia në këmbë

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 13:33
Nuk lejohet ekip serb të futet në Kosovë, Serbia në këmbë

Ekipi i hendbollit nga Kurshumlija është ndalur në kufirin e Kosovës me Serbinë.

Ekipi serb i hendbollit nga Kursumlija, kishte planifikuar të luante një ndeshje ndaj skuadrës së Mokra Gora, por që iu është ndaluar hyrja në kufi.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe e ashtuquajtura zyrja për Kosovën në qeverinë e Serbisë, duke e quajtur këtë vendim të prapranueshëm.

“Sot, Zyra për Kosovë dhe Metohi dënoi ashpër parandalimin e klubit të hendbollit nga Kursumlija për të hyrë në Kosovë dhe për të luajtur një ndeshje me ekipin e Mokra Gora, sepse kjo është shkelja flagrante e së drejtës për lirinë e lëvizjes, por edhe marrëveshja e Beogradit dhe Prishtinës, e cila rregullon atë çështje”.

“Lojtarët e hendbollit serb janë parandaluar të garojnë me “shpjegimin absurd të Prishtinës se atletët janë një kërcënim për sigurinë, shëndetin publik dhe marrëdhëniet ndërkombëtare”, tha Zyra në një deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat