Propozohet që Palestra e Sportit në Istog të emërtohet “Labinot Aliaj”

Sporti

Propozohet që Palestra e Sportit në Istog të emërtohet “Labinot Aliaj”

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 12:28
Propozohet që Palestra e Sportit në Istog të emërtohet “Labinot Aliaj”

Tifozë dhe kontribues të sportit në Istog kanë propozuar që Palestra e Sportit në Istog të emërtohet “Labinot Aliaj”.

Labinoti u nda nga jeta të shtunën nh moshën 28-vjeçare. Ai ishte tifoz i klubeve të Istogut dhe gjyqtar futbolli.

Iniciativën e ka përkrahur edhe sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Shasivar Haxhijaj, i cili vjen nga Istogu.

“Edhe unë i bashkohem iniciativës së të rinjve Istogas, që Palestra e Sporteve në Istog të emërtohet “Labinot ALIAJ”
Palestra duhet të emërtohet më emrin e atij që dha shumë për klubet, sportin dhe sportistët, për ndërtimin e palestres, e për rininë e qytetit tonë”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat