Federata e Pikados ndihmohet nga MKRS-ja

Sporti

Federata e Pikados ndihmohet nga MKRS-ja

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 12:24
Federata e Pikados ndihmohet nga MKRS-ja

Federata e Pikados e Kosovës (FPK) ka nënshkruar marrëveshjen me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) për përkrahjen e klubeve të pikados.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishin sekretari i MKRS-së, Ibër Alaj dhe presidenti i FPK-së, Arben Sllovinja.

Me memorandum të gjitha klubet e pikados përfitojnë financiarisht nga fondi emergjent, në bazë të një vendimi të Qeverisë së Kosovës.

Qeveria përkrah klubet sportive pas vështirësive të mëdha që solli pandemia.

Presidenti Sllovinja ka vlerësuar përkrahjen nga shteti, duke theksuar se klubet dhe funksionimi i tyre është prioritet për FPK-në.

Federata jonë ka ndikuar që të gjitha klubet e pikados të përfitojnë nga kjo përkrahje.

Një pjesë e mjeteve janë të dedikuara për klubet dhe një pjesë tjetër për Federatën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat