Serbët e Banjallukës provokojnë Kosovën, ja si e quajnë!

Sporti

Serbët e Banjallukës provokojnë Kosovën, ja si e quajnë!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 17:18
Serbët e Banjallukës provokojnë Kosovën, ja si e quajnë!

Klubi i hendbollit Borci nga Banjallluka, i themeluar në vitin 1950, që garon në Kampionatin e Bosnjës dhe të Hercegovinës, pa fije marre shkruajnë në faqen e tyre, se do të takohem me klubin Besa Famgas nga Kosova e vetëshpallur! 

E dyta, Borci është klub nga Republika Srpska dhe i njohur edhe për provokime të sojit të tyre.

“Rival i hendbollistëve tanë në raundin e 3-të të Kupës së Evropës EHF është KH Besa Famgas nga Kosova e vetëshpallur. 

Image

Ja postimi i klubit Borci

Kjo u vendos nga shorti i sotëm në Vjenë.

Në ndeshjen e parë, e cila është caktuar për 12 dhjetor, "kuqeblutë" janë mysafirë, ndërsa ndeshja e kthimit është shtatë ditë më vonë në Banjallukë”, ka shkruar klubi Borci në profilin e facebookut të tyre.

Besa nga Peja është kampion i Kosovës, ndërsa Borci është kampion i Bosnjës dhe Hercegovinës. Gjuha që përdori klubi i tyre është e dënueshme dhe pejanët duhet gjithsesi të reagojnë edhe në EHF.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat