Vdes ikona e sportit shqiptar

Sporti

Vdes ikona e sportit shqiptar

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 22:22
Petrit Murzaku

Ka vdekur ikona e sportit shqiptar, Petrit Murzaku, i cili njihej për tituj të shumtë në shumë disiplina sportive duke përfshirë futbollin, basketbollin, volejbollin etj.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Presidenti i Federatës Shqiptare të futbolli, Armand Duka.

Duka me këtë rast i ka shprehur ngushëllime familjes Murzaku dhe të afërmve të tij për këtë humbje të madhë.

Shkrimi i plotë i Dukas:

U trishtova shumë kur mora lajmin e ndarjes nga jeta të Petrit Murzakut! Një nga pionierët e sportit shqiptar me shumë dimensione dhe më e veçanta qëndron në faktin se ka garuar në disiplina të shumta sportive.

Murzaku kishte një karrierë mbresëlënëse dhe numëron tituj të shumtë kampionë si volejbollist, basketbollist, futbollist dhe madje ka spikatur edhe në atletikë. Përpos rekordeve të shumta si sportist, Murzaku vijoi të jepte kontributin e tij për sportin si trajner e specialist i përgatitjes fizike në shkolla të specializuara ushtarake.

Ai gëzonte respektin e të gjithë komunitetit sportiv, por edhe më gjerë dhe përveç titujve të fituar në fushë, Murzaku ishte nderuar nga autoritetet shtetërore ndër vite me shumë tituj nderi e medalje, si rrallëkush, duke marrë një vend të veçantë në historinë e sportit shqiptar.

Përtej anës sportive, Petriti ishte një babaxhan i vërtetë dhe një njeri gjithmonë i qeshur e mjaft i këndshëm, që kishte vetëm fjalë të mira për të thënë.

Dua t’i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Murzaku dhe të afërmve të tij për këtë humbje të madhe. U prehtë në paqe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat