Vushtrria nuk i njeh gjyqtarët ndërkombëtarë, injoranca nuk ka fund! Reagojnë Beqiri dhe Krasniqi

Sporti

Vushtrria nuk i njeh gjyqtarët ndërkombëtarë, injoranca nuk ka fund! Reagojnë Beqiri dhe Krasniqi

Nga: K.G. Më: 6 mars 2021 Në ora: 12:21
Vushtrria nuk i njeh gjyqtarët ndërkombëtarë, injoranca nuk ka fund! Reagojnë Beqiri dhe Krasniqi

Gjyqtarët ndërkombëtarë të hendbollit Eshref Beqiri dhe Ilir Krasniqi, reagojnë ashpër në lidhje me shpalljen e sportistëve më të mirë për vitin 2020 në komunën e Vushtrrisë.

Beqiri dhe Krasniqi, referojnë në nivele me të larta ndërkombëtare, por sipas tyre, në Vushtrri nuk i njohin dhe injoranca nuk ka fund!  

“Thash të ju prezantoj me dy persona që juve dhe organeve përgjegjëse të Sportit në Komunën e Vushtrrisë me siguri ‘nuk i njihni’.

Këta janë gjyqtarë ndërkombëtar Eshref Beqiri dhe Ilir Krasniqin. Kanë qenë ish lojtar aktiv të KH Kosova, njëri ish anëtar të Reprezentacionit të Republikës së Kosovës.

Me nder kanë prezantuar sportin vushtrrias dhe të Kosovës në arenën Ndërkombëtare qysh prej vitit 2007.

Në këtë vit kalendarik ata kanë gjykuar 30 ndeshje në Kampionatin e Kosovës, duke përfshirë Finalen dhe ndeshjet me rëndësi në Play Out. Kanë gjykuar 7 ndeshje ndërkombëtare të organizuara nga EHF-ja. Ndeshjet e rëndësishme është në Liga e Kampionëve që është zhvilluar në Koprivnicë të Kroacisë në mes të RK Podravka Vegeta dhe BV Borussia 09 Dortmund. Ndeshjet tjera në kuadër të Ligës së Evropës dhe Kupave të Evropës. 

Pra juve “sportistëve që keni votuar të zgjedhën Laureatët e Sportit Vushtrrias 2020” po ju rikujtoj që kur këta kanë qenë në Arenën Ndërkombëtare ju s’keni ditë cilat liga janë në Sportet ku ju tash e “zhvatni” sportin Vushtrrias dhe ja u hudhni mundin atyre që e meritojnë.

Dua që juve i “shitni” votat duke kërkuar që unë ta votoj ti mua ma voton po ju tregoj që me kurrë nuk do ta keni mundësin me nëpërkëmbë Emrin tim sepse më kurrë nuk do e lejoj që ky emër të sillet as në Drejtorin e Sportit të Vushtrrisë e në asnjë Komision që caktohet nga ta.

Mos harroni se e njëjta ka ndodhur edhe vitin e kaluar. Shëndet e respekt për të gjithë Sportistët”, reagojnë Eshref Beqiri dhe Ilir Krasniqi në profilin e tyre në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat