Krasniqi vlerësohet si kandidat për të fituar normën Olimpike Tokio 2020

Sporti

Krasniqi vlerësohet si kandidat për të fituar normën Olimpike Tokio 2020

Më: 24 mars 2021 Në ora: 18:18
Krasniqi vlerësohet si kandidat për të fituar normën Olimpike Tokio 2020

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut vendosi që notarit, Arti Krasniqi, t’ia ngris bursën Olimpike Tokio 2020 për 150 euro më shumë se sa shuma paraprake, ngritje kjo që vlen prej 1 janar 2021.

Krasniqi vlerësohet si kandidat për të fituar normën Olimpike Tokio 2020.

Ai garon në ujëra të hapura 10 kilometra. Garën kualifikuese për normë e ka më 30 maj 2021 në Fukuoka të Japonisë.

Arti kishte zënë vendin e katërt në Lojërat Mesdhetare Patras 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat