Federatat me dhimbje koke, 40 për qind me pak mjete nga Ministria e Sportit të Kosovës!

Sporti

Federatat me dhimbje koke, 40 për qind me pak mjete nga Ministria e Sportit të Kosovës!

Nga: K.G. Më: 8 maj 2021 Në ora: 12:06
Federatat me dhimbje koke, 40 për qind me pak mjete nga Ministria e Sportit të Kosovës!

Federatat sportive me dhimbje koke, 40 për qind me pak mjete nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe e Sportit të Kosovës. 

Disa nga federatat në kushte anonime ankohet se zvogëlimi i buxhetit i dëmton goxha për zhvillimin e aktiviteteve vendore dhe ndërkombëtare. 

Dje është nënshkruar edhe memorandumi mes MKRS-së dhe federatave!  "40 për qind me pak do të marrim mjete, çfarë të bëjmë, shpresojmë se do të rregullohet edhe kjo çështje", thonë disa nga federatat për gazetën "Bota sot".  

Sigurisht se ministria do ta sqarojë këtë punë, duke iu referuar gjithnjë federatave që u ankuan për zvogëlimin e buxhetit.

Ja çfarë thuhet në shkresën e MKRS-së që u lëshua dje: “Nënshkruhen dhjetë memorandume bashkëpunimi me organizatat e sportit.

Në kabinetin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, janë nënshkruar memorandume bashkëpunimi me Komitetin Olimpik të Kosovës, Federatën e Mundjes, Federatën e Atletikës, Federatën e Notit, Federatën e Karatesë, Federatën e Boksit, Federatën e Vollejbollit, Federatën e Hendbollit, Federatën e Basketbollit, dhe Federatën e Shenjëtarisë. 

Mbështetja financiare e zotuar sot përmes memorandumeve të nënshkruara arrin shumën 1,017,134.00 EUR. Në këtë periudhë federatat do të pranojnë gjysmën e vlerës së memorandumit, ndërsa pagesat tjera do të procedohen në tremujorin e tretë dhe të katërt.  

Në takim, Ministri Çeku tha se Komiteti Olimpik dhe federatat sportive do të marrin mbështetje shtesë financiare përtej bazës së memorandumeve të nënshkruara sot. Konsideruar se jemi në prag të Lojërave Olimpike, me prioritet do të konsiderohen federatat të cilat kanë arritur normat Olimpike. 

Gjatë javës tjetër do të vazhdoj nënshkrimi i memorandumeve të bashkëpunimit me 30 federata tjera sportive të cilat po ashtu do të mbështeten financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat