​Xhevdet Smajli e përfaqëson Kombëtaren e Kosovës në Kampionatin Evropian të Karatesë

Sporti

​Xhevdet Smajli e përfaqëson Kombëtaren e Kosovës në Kampionatin Evropian të Karatesë

Më: 17 maj 2021 Në ora: 15:39
Pamje nga takimi

Kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli bashkë me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Lumni Amrushi ka pritur garuesin e Klubit të Karatesë “Vjosa”, Xhevdet Smajli së bashku me trajnerin e tij, Nusret Salihaj dhe përcjellsin Ali Smajli.

Kryetari Ismajli tha se ndjehet tepër i lumtur që sot Xhevdeti udhëton për në Kroaci, i cili do të përfaqëson Kombëtaren e Kosovës në Kampionatin Evropian të Karatesë.

Nga Klubi i Karatesë “Vjosa”, në kategorinë parakarate do të merrë pjesë Xhevdet Smajli së bashku me trajnerin e tij, Nusret Salihaj nën përcjelljen e Ali Smajlit.

Për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian të Karatesë, KK “Vjosa” është mbështetur nga Federata e Karatesë së Kosovës, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Shtimes si dhe disa biznese të Shtimes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat