Serbia pas Kosovës

Sporti

Serbia pas Kosovës

Nga: K.G. Më: 1 gusht 2021 Në ora: 21:58
Serbia pas Kosovës

Zëdhënësi i Komitetit Olimpik të Kosovës, Kushtrim Krasniqi, tha se me medalje të arta Serbia dhe Spanja janë pas Kosovës. 

“Pas ditës së 9-të të garave, jemi në vendin 21 të renditjes së shteteve me medalje të arta.

Prapa nesh shtete të ndryshme me nam, por edhe ato me S, Spanja e Serbia. Kjo e fundit, që është edhe fqinje me ne në Fshatin Olimpik, është ende në kërkim për të na kaluar.

Kosova është shteti që me më së paku sportistë pjesëmarrës (nga 21 vendet e para), gjithsej 11, ka arritur të fitojë dy medalje të arta. 

Deri më tani 53 shtete kanë fituar të paktën një medalje të artë, ndërsa 153 të tjera ende janë në kërkim të saj”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat