Vdes gruaja që serbët ia zhduken djalin! Sportisti i pikëlluar

Sporti

Vdes gruaja që serbët ia zhduken djalin! Sportisti i pikëlluar

Nga: K.Goca Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 20:12
Vdes gruaja që serbët ia zhduken djalin! Sportisti i pikëlluar

Basketbollisti më i mirë boshnjak, anëtar i ekipit të NBA-të Portland, Jusuf Nurkiq, përmes rrjeteve sociale, i ka dhënë lamtumirën e fundit Hajra Çatiqit, e cila ka ndërruar jetë sot në Sarajevë.

Sa për kujtesë, Çatiq, ishte kryetare e Shoqatës së Grave të Srebrenicës, nuk arriti kurrë të gjejë eshtrat e djalit të saj, Nihad, shkruan media boshnjake "Sport Avaz".

Në profilin e tij në Facebook, Nurkiq, ka shkruar: “Nënë Hajro, do të vazhdojmë të kërkojmë”.

Image

Djali i të ndjerës u zhduk nga forcat paramilitare serbe, që kryen masakrën më të tmerrshme në botë, duke vrarë mbi 8 mijë civilë në Srebrenicë në vitin 1995, pa dallim moshe e gjinie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat