Vihet gurëthemeli i Kompleksit sportiv në Rahovec

Sporti

Vihet gurëthemeli i Kompleksit sportiv në Rahovec

Nga: Shaip Shala Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 12:04
Vihet gurëthemeli i Kompleksit sportiv në Rahovec

Është vënë gurthemeli i Kompleksit sportiv në Rahovec në një sipërfaqe prej shtatë hektarë, i cili do të ketë përbërjen e një stadium futbolli të kategorisë së dytë, dy terrene ndihmëse, terrene të basketbollit dhe shtegun e atletikës me objekte përcjellëse të dedikuara sportit.

Duhet theksuar, se me vërrejtje të gazetarit të InfoRahoveci, Shaip Shala, i cili 60 vjet e ka përcjellur futbollin, projekti do të pëson ndryshime mu tek terrene ndihmëse prapa portave dhe në brendi të stadiumit!

Me këtë vërrejtje janë dakorduar i pari i Rahovecit, Smajl Latifi, si dhe punëkryesi Ndërmarrja për Projektim dhe Ndërtim EUROING, ndërmarrje kjo korrekte dhe prestigjioze e pronarit, Kujtim Thaqi.

Kryetari Latifi, si dhe punëkryesi janë zotuar se kompleksi sportiv do të jetë në funksionim brenda një vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat