Shpërthimi pranë banesës së Armand Dukës, policia jep njoftimin zyrtar: Lënda plasëse u vendos afër portës

Sporti

Shpërthimi pranë banesës së Armand Dukës, policia jep njoftimin zyrtar: Lënda plasëse u vendos afër portës

Më: 24 janar 2022 Në ora: 23:39
Foto ilustrim

Policia e Durrësit ka dhënë njoftimin zyrtar mbi shpërthimin me tritol në afërsi të banesës së kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se si pasojë e shpërthimit është dëmtuar vetëm porta e jashtme e banesës së Dukës.

Deri më tani, nuk ka një person të dyshuar për ngjarjen, teksa policia po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.01.2022, rreth orës 22:10, në lagjen nr. 4, Durrës, para portës së shtetasit A. D. dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale në portën e jashtme të banesës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më herët, kreu i FSHF-së ka deklaruar në një prononcim për mediat se kamerat e sigurisë së banesës kanë kapur një person me kapuç që i afrohej portës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat