‘Bad News Eagles’ i japin leksione brazilianëve të ‘Imperial’

Sporti

‘Bad News Eagles’ i japin leksione brazilianëve të ‘Imperial’

Më: 10 maj 2022 Në ora: 12:58
‘Bad News Eagles’

Skuadra e Kosovës në CS:GO, ‘Bad News Eagles’ kanë bërë një paraqitje perfektë ndaj ‘Imperial’.

Brazilianët e ‘Imperial’ ndonëse mjaft kualitativ, kanë hasur në telashe të mëdha përballë kosovarëve të ‘Bad News Eagles.

Shqiptarët arritën të marrin një fitore bindëse, me rezultatin 16:12

Ata krijuan një epërsi solide qysh në fillim, duke shkuar në një seri perfektë për 10:1.

BNE morën mbrëmë një fitore dhe një humbje, kurse sot kanë regjistruar edhe fitoren e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat