Guardiola takohen me drejtues të Bayernit

Sporti

Guardiola takohen me drejtues të Bayernit

Më: 14 janar 2013 Në ora: 21:14

Mundësia që Josep Guardiola të shndërrohet në trajnerin e ardhshëm të Bayernit të Mynihut është gjithmonë e më reale, ndërsa spekulimet e mëparshme të mediave spanjolle dhe gjermane mbështeten edhe nga takimet e agjentit të ish-trajnerit të Barcelonës në Mynih.

Sipas gazetës “TZ”, trajneri spanjoll ka pasur disa takime me drejtues të Bayernit dhe kontaktet e para janë mirëpritur nga të dy palët.

I pyetur përpara ceremonisë së dorëzimit së çmimit të Topit të Artë, Guardiola, i cili ishte një kandidat për të fituar titullin e Trajnerit më të Mirë të 2012-s, theksoi se dëshiron të shijojë pushimet që i mbeten, por përforcoi dyshimet mbi Bayernin duke thënë: “Bayerni është një klub i madh dhe jam i nderuar për interesin e tyre. Megjithatë, ata aktualisht e kanë një trajner dhe nuk do të ishte etike për mua të flisja për punën e dikujt tjetër”.

Kalimi i Guardiolës në “Allianz Arena” nuk do të përkthehet detyrimisht me largimin e Jupp Heynckes, i cili ka udhëhequr skuadrën në vendin e parë në Bundesligë në këtë sezon dhe në një kualifikim të thjeshtë në fazën e dytë të Champions League.

Sipas mediave gjermane, pritet që trajnerit aktual t’i ofrohet një rol drejtues brenda klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat