Bajerni hedh poshtë zërat për bisedime me Guardiolën - Bota Sot
Bajerni hedh poshtë zërat për bisedime me Guardiolën

Sporti

Bajerni hedh poshtë zërat për bisedime me Guardiolën

Më: 15 janar 2013 Në ora: 14:52

Klubi gjerman, Bajern Munih, ka hedhur poshtë zërat se është në bisedime me ish-trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola, rreth ardhjes së tij në ‘Allianz Arena’, pasi trajnerit aktual, Jup Hejnkes i skadon kontrata në fund të edicionit.

Televizioni italian, “Sky Sport”, të martën në mëngjes, ka raportuar se agjenti i Guardiolës është parë në Munih duke biseduar me drejtuesit e Bajernit, mirëpo reagimi i klubit gjerman ka qenë i menjëhershëm. “Ajo çfarë është raportuar në media është absurde. Ne fillimisht do të bisedojmë me Hejnkesin. Ai është partneri ynë i parë dhe i vetëm deri më tash në bisedime”, ka thënë zëdhënësi i Bajernit, Markus Horvik, duke shtuar se vendimin për trajnerin e edicionit të ardhshëm do ta marrin me gjasë në mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...