Guardiola drejt Bajernit

Sporti

Guardiola drejt Bajernit

Më: 15 janar 2013 Në ora: 22:14

Asnjëherë si tani, merkato e trajnerëve nuk ka qenë kaq e ethshme. Në qendër të vëmendjes është njeriu që e ngriti futbollin në një nivel të paarritur më parë: Pep Guardiola.

Ish-tekniku i Barcelonës mund të jetë trajneri i ri i Bayern Munich. Konfirmimet vijnë nga Gjermania, ku janë të bindur se ai do të ulet në stolin e bavarezëve.

Edhe pse Guardiola ishte shprehur se “Bayerni ka një trajner shumë të aftë si Heynckes”, klubi gjerman vazhdon ofensivën.

Madje, ata duken në avantazh në krahasim me Manchester City dhe Chelsea-n, që janë të gatshme ta peshojnë me flori trajnerin.

Në garën për shërbimet e Guardiolës ka ndodhur edhe e papritura. Së fundmi, në listën e ekipeve kandidate është edhe Reali i Madridit.

Rivalët e përjetshëm të Barçës kërkojnë një zëcvendësues të Mourinhos dhe po mendojnë seriozisht t’ia ofrojnë detyrën katalanit.

Për Guardiolën interesohet gjithashtu edhe Manchester United dhe Milani, edhe pse alternativa italiane duket më pak e mundshme të realizohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat