Guardiola: Dua të drejtoj një skuadër angleze

Sporti

Guardiola: Dua të drejtoj një skuadër angleze

Më: 16 janar 2013 Në ora: 10:15

Ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, i cili kohët e fundit është duke u lidhur me Bajernin e Munihut, ka dhënë shpresa se destinacioni i tij i ardhshëm është Liga Premiere.

“Si lojtar unë nuk munda ta realizoj ëndrrën time për të luajtur në Ligën Premiere”, ka thënë Guardiola, për të shtuar: “Por shpresoj se në të ardhmen do të kem një sfidë si një trajner atje dhe ta përjetoj përvojën e të gjithë trajnerëve dhe lojtarët që kanë luajtur në këtë kampionat. Futbolli anglez është unik. Është kënaqësi të jesh pjesë e asaj lige. Dua ta përjetoj ambientin madhështor që krijohet nga tifozët, media dhe stili i lojtarëve. Unë jam ende i ri, vetëm 41 vjeç, kështu që shpresoj se në të ardhmen mund të marrë drejtimin e ndonjë skuadre angleze. Gjithmonë e kam thënë se futbolli anglez është shumë tërheqës. Mbështetja për ekipin vendës është e mahnitshme”. Sipas Guardiolës, në Itali njerëzit ju mbështesin kur jeni duke fituar, por kur humbni ata janë në gjendje t’iu vrasin. “Në Angli është ndryshe. Më befason fakti që aty gjithmonë tifozët të mbështesin dhe kjo e bën futbollin shumë të bukur. Kjo është arsyeja që unë dua në të ardhmen të drejtoj një klub anglez”, ka nënvizuar Guardiola, i cili ka kohë që është në shënjestër të Çelsit dhe Mançester Sitit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat