Guardiola me pagë vjetore rekorde në botë, 17 milionë euro - Bota Sot
Guardiola me pagë vjetore rekorde në botë, 17 milionë euro

Sporti

Guardiola me pagë vjetore rekorde në botë, 17 milionë euro

Më: 17 janar 2013 Në ora: 22:39

Ish trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola ka zyrtarizuar marrëveshjen që nga edicioni i ardhshëm të marrë drejtimin e skuadrës bavareze, mirëpo paga e tij mbeti sekret. Sipas agjencisë spanjolle të lajmeve EFE, ai do të jetë trajneri më i paguar në botë, pasi do të marrë 17 milionë euro në vit.

Në këtë mënyrë Guardiola do t’ia kalojë për gati 2 milionë euro trajnerit momentalisht më të paguar në botë, Jose Mourinhos së Real Madridit.

Trajneri i tretë më i paguar në botë është eksperti italian Carlo Ancelotti, i cili në PSG të Parisit paguhet 13.5 milionë euro në vit, derisa kopatrioti i tij Marcello Lippi në skuadrën kineze Guangzhu ka pagë vjetore prej 10 milionë eurove.

Pas tyre, vijnë Alex Ferguson në manchester City me 9.4 milionë, Arsen Wenger në Arsenal me 9.3 dhe Guus Hiddink në Anzhi me 8.3 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...