Klinsmann: Rikthimi i Pep, fantastik

Sporti

Klinsmann: Rikthimi i Pep, fantastik

Më: 18 janar 2013 Në ora: 09:44

Jurgen Klinsmann u shfaq i lumtur për rikthimin e Pep Guardiolës në futboll pas disa muajsh pushime të teknikut katalanas. Klinsmann, i cili e njeh mirë klubin e Bayern Mynih ku në sezonin 2008-2009 ka qenë trajner, foli për pritshmëritë apo dhe për përshtatjen e Pep, tek bavarezët.

“Është fantastike që ai u rikthye. Për Guardiolën është një mundësi shumë e mirë dhe një sfidë e madhe. Të gjitha skuadrat janë të ndryshme nga njëra-tjera. Do të jetë interesante të shohim se si do të përshtatet Pep, apo se si do të përçojë filozofinë e tij pasi Bayern Mynih është ndryshe nga Barcelona” përfundoi Klinsmann.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat