Heynckes: Guardiola bëri zgjedhjen më të mirë

Sporti

Heynckes: Guardiola bëri zgjedhjen më të mirë

Më: 19 janar 2013 Në ora: 00:15

Vjen dhe reagimi i parë i trajnerit të Bajernit, Jup Hejnkens për zyrtarizimin e Pep Guardiolës në krye të bavarezëve nga vera e ardhshme. 68-vjecari jo vetëm që nuk është i mërzitur për vendimin e drejtuesve të gjigantëve gjermane, por e përgëzon ish-trajnerin e Barcelonës për zgjedhjen e bërë, duke e quajtur burrë të zgjuar.

"Pasuesi im është një burrë i zgjuar. Ai ka analizuar skuadrat më të mira në Europë dhe në fund ka qenë 100% i bindur se zgjedhja e duhur është Bajerni, sepse është skuadra me perspektivën më të mirë për të qenë i suksesshëm. Në radhë të parë për skuadrën, që jo vetëm luan futboll të bukur, por edhe me shumë Koncept."

Bajerni u shpall kampion dimri në fund të fazës së parë, ndërsa në takimin e parë të fazës së dytë do të presë në Allianz Arena Grojther Fyrthin, që mbyll renditjen e Bundesligës, por që Hejnkens e konsideron një kundërshtar të rrezikshëm.

“Ne duhet të tregojmë të njëjtën forcë si në fazën e parë të sezonit. Eksperiencat tregojnë se skuadrat më të vogla janë më të rrezikshmet. Jemi përgatitur për të luajtur kundër një kundërshtari të fortë dhe jo ndaj vendit të fundit në renditje.”

Bajerni kryeson Bundesligën në kuotën e 42 pikë, i ndjekur nga Leverkuzen, që ka grumbulluar 9 pikë më pak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat