NBA anulon ndeshjen në nderim të viktimave në maratonën e Bostonit

Sporti

NBA anulon ndeshjen në nderim të viktimave në maratonën e Bostonit

Më: 16 prill 2013 Në ora: 12:38

Një ndeshje e basketbollit profesionist amerikan është anuluar për të nderuar kujtimin e viktimave të atentatit në Maratonën e Bostonit.
Ndeshja pritej të zhvillohej mbrëmë në Boston, mes skuadrës vendase Sëlltiks dhe Indiana Pejsërs, ndërsa në atë orar, në vend të saj, u luajt ndeshja Atlanta-Toronto.
Edhe sporti amerikan mban zi për viktimat në shpërthimin që mori disa jetë dhe plagosi me dhjetëra njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat