Zyrtare, Mourinho largohet në fund të sezonit nga Real Madridi

Sporti

Zyrtare, Mourinho largohet në fund të sezonit nga Real Madridi

Më: 20 maj 2013 Në ora: 21:54

Dihej, por tani është zyrtare. Jose Mourinho do të lërë Realin e Madridit në fund të sezonit, kur të përfundojnë edhe dy ndeshjet e mbetura në kampionat, pas fundjavës së parë të qershorit. L:ajmin e konfirmoi presidenti Florentino Perez I cili thërriti një konferencë shtypi në përfundim të mbledhjes së juntës drejtuese të Shtëpisë së Bardhë e cila u zhvillua disa ditë para programit me kërkesë të vetë presidentit I cili me sa duket kisjhte nxitim për të mbyllur kapiteullin Murinjo për të hapur atë me titullin e Karlo Ancelotit. I zyrtarizuar si trajner i Realit të Madridit në 28 maj 2010, me një kontratë prej 4 sezonesh të cilën e zgjati 22 majin e kaluar deri në vitin 2016 , portugezi e mbyll me 3 trofe dhe 3 vjet përpara kohe ekspereincën e tij në kryeqytetin spanjoll.

“ Jam këtu për të komunikuar dy vendime. I pari është që pas një takimi me Zhose Murinjon arritëm në vendimin e marrë në mënyrë të përbashkët, për ta përfunduar këtu bashkëpunimin tonë . Nuk bëhet fjalë për një pushim, por për një akord të përbashkët. Në emër të juntës drejtuese dua ta falëndëroj trajnerin për punën e zhvilliuar.Lajmi I dytë është se kemi nisur procesin electoral që dpo të përfundojë në 16 qershor , ku unë do të prezantohem në zgjedhjet presidenciale.

Një lamtumirë në stilin e Realit ajo e presidentit që vlerëson punën e trajnerit portugez I cili do të mbahet mend mbi të gjitha për polemikat e shumta që gjeneroi te los blankos.,

“Murinjo e ricoi Realin në dimensionin që na përket. Kur erdhi nuk ishim kokë serie në Europë dhe prej 6 vitesh eleminoheshim në 1/8 e Chempions League. Me të për 3 vjet arritëm mes 4 skuadrave më të mira të kompeticionit. Problemi është se këtu ka një këresë të jashtëzakonshme, një presion shumë të fortë që në fund rezultoi shumë edhe për Murinjon. Por bilanci i punës së tij trevjecare për sa na përket ne është pa dyshim pozitiv”.

Floorentinoi Perez nuk bëri të ditur emrin e pasardhësit të Murinjos në stolin merenges edher pse pranoi interesimin e klubit për Karlo Anbcelotin.

“Disa ditë më parë drejtori ynë i përgjithshëm ishte në Paris për të folur me Psg. Mendonin se kontrata e ancelotit përfundoinyte në qershor porn a thanë se nuk është kështu. Në ditët e ardhshme do të vlerësojmë të gjitha mundësitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat