Chelsea e nis me fitore - Bota Sot
Chelsea e nis me fitore

Sporti

Chelsea e nis me fitore

Më: 18 gusht 2013 Në ora: 19:52

Skuadra e Jose Mourinho e ka nisur eksperiencën e dytë tek Chelsea me fitore. Blues ia dolën ta mposhtin Hull Cityn me rezultat 2:0, në nismë të sezonit të ri në Premierligë.

Të kaltrit patën mundësi të kalojnë në epërsi qysh në minutën e 6-të, por Frank Lampard dështoi nga penalltia. Mirëpo, shtatë minuta më vonë për epërsinë e Chelsea u përkujdes braziliani Oskar, derisa epërsinë në 2:0 e shtoi Lampard, në minutën e 25-të.

Rolin e favoritit e ka arsyetuar edhe Totenhemi, që ka shënuar fitore si mysafir kundër Cristal Pallasit, me rezultat 1:0. Golin e vetëm në këtë sfidë e ka shënuar Roberto Soldado, në minutën e 50-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...