Ja si u priten shqiptarët e Zvicrës në Rinas (Foto)

Sporti

Ja si u priten shqiptarët e Zvicrës në Rinas (Foto)

Më: 9 tetor 2013 Në ora: 22:40

Ekipi kombëtar i Zvicrës ka mbërritur sot në Shqipëri. Shqiptarët e kësaj kombëtareje janë mirëpritur nga aeroportin e Rinasit “Nënë Tereza”, jo vetëm nga gazetarët por edhe nga punonjësit e policisë kufitare.

Shaqiri është një nga liderët e kësaj kombëtareje dhe një prej lojtarëve më të famshëm me origjinë shqiptare. Ai luan për kampionët e Evropës, Bajernin e Mynihut.

Kryesuesit e Grupit E, do të luajnë ndaj kuqezinjve të premten, në kërkim të një pike të vetme që do t’u siguronte biletën drejt “Brazili 2014”, trensmeton shekulli.

Ndërsa, Shqipëria është në kërkim të fitores për të marrë tre pikë dhe për të shpresuar tek një kualifikim i mundshëm. Aktualisht kuqezinjtë kanë 10 pikë dhe ndodhen në vendin e parafundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat