K. Shqipërisë, kualifikohet Kukësi, shkatërron 4-0 Apoloninë

Sporti

K. Shqipërisë, kualifikohet Kukësi, shkatërron 4-0 Apoloninë

Më: 18 dhjetor 2013 Në ora: 18:29

Skuadra e Kukësit arrin të sigurojë një biletë në cerekfinale të Kupës së Shqipërisë pasi mposhti 4-0 Apoloninë në fushën sintetikë të ish-kompleksit Dinamo, duke përmbysur avantazhin minimal të fierakëve të arritur në minutat e fundit të sfidës së parë. Nënkampionët e Shqipërisë hasën shumë vështirësi gjatë pjesës së parë në gjetjen e golit, që gjithsesi erdhi në minutën e 41 me anë të Gerhard Prognit. Goli u dha qetësinnë e duhur verilindorëve, që 5 minuta nga starti I fraksionit të dytë dyfishuan me Llazar Popovic, I cili shënoi golin e qetësisë për formacionin e Edmond Dalipit në të 63. Për kompletuar fitoren e Kukësit mendon Manuka, I cili vulos në 4-0 më zero rezultatin në minutën e 84.

Në takimet e tjera të Grupit B, Flamurtari kaloi pa shumë vështirësi 4-2 Tomorin, Kastrioti - Bylis përfundoi 2-3, ndërsa Vllaznia – Partizani 1-0, me ballshiotët që mbeten skuadra e vetme udhëtuese që kualifikohet në çerekfinale.

Në Grupin A, Skënderbeu u mjaftua me fitoren 2-0 ndaj Mamurrasit, me të njëjtin rezultat Teuta mposhti Shkumbinin, ndërsa Laci fitoi 4-2 ndaj Besës, me skuadrat vendase që arritën të siguronin kalimin në çerekfinale.
Në bazë të shortit, ciftet cerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë janë Laci-Skënderbeu, Bylis- Kukësi, Lushnja –Teuta dhe Vllaznia – Flamurtari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat