Seedorf te Milani? Botafogo: Na jepni Kaka-Robinho - Bota Sot
Seedorf te Milani? Botafogo: Na jepni Kaka-Robinho

Sporti

Seedorf te Milani? Botafogo: Na jepni Kaka-Robinho

Më: 13 janar 2014 Në ora: 22:54

Nuk do të jetë shumë e lehtë për Milanin afrimi Clarence Seedorf në krye të klubit. Lojtari holandez që aktualisht luan te Botafogo nuk do te lihet i lire nga klubi Brazilian me këta të fundit që kërkojnë ta kthejnë në një operacion merkatoje. Sipas ish presidentit të Botafogos Carlos Augusto Montenegro i cili edhe tani ka një influencë të madhe në klub, nëse skuadra kuqezi dëshiron të marë Seedorf duhet tu japë atyre në shkëmbim dy brazilianët Kaka e Robinho për të luajtur në Kupën Libertadores me Botafogon.Fjalët e Montenegro nuk u kanë pëlqyer aspak drejtuesve të MIlanit, megjithatë presidenti i aktual i klubit Brazilian Mauricio Assumpcao nuk ka dashur të japë asnjë koment në lidhje me këtë cështje. Ashtu si presidenti i Botafogos edhe Seedorf nuk ka dhënë asnjë deklaratë.

Ndërkohë që ish tekniku I Milanit Massimiliano Allegri pas shkarkimit ka falenderuar skuadrën kuqezi për gjithcka i ka dhënë gjatë këtyre viteve.

“ Falenderoj presidentin dhe shoqërinë për tre vitet e gjysëm që kam kaluar në pankinën e Milanit. Ka qenë një eksperiencë shumë e rëndësishme e shoqëruar me suksese të mëdha­."

Një falenderim special nga ana e Allegrit shkon edhe për të gjithë punojësit e qëndrës stërvitore në Milanello dhe për tifozët e Milanit që sipas tij në këto vitet e fundit e kanë mbështetur shumë skuadrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...