Ish sulmuesi Marco van Basten ngre pikëpyetje pas emërimit të Clarence Seedorf në krye të stolit të Milanit, duke e cilësuar këtë lëvizje si shumë të rrezikshme. Ish fituesi i “Topit të Artë” nuk duket i bindur se bashkëkombasi i tij është njeriu i duhur për të marrë drejtimin e skuadrës italiane.
“Ata zgjodhën Seedrof dhe kjo lëvizje ka kuptim në njëfarë mënyre por risku është shumë i lartë. Ndonjëherë nuk arrin të gjesh mënyrat e duhura për të zgjidhur situatat. Ky është thjesht mendimi im dhe unë mendoj se ata nuk morën vendimin e duhur”.
Në vijim, Van Basten sqaron edhe aspektet pozitive që ka ky vendim.
“Seedorf ka shumë influencë në Itali. Ai është një lojtar i suksesshëm dhe këto janë aspekte shumë të rëndësishme. Ndryshe nga unë, menjëherë pasi vari këpucët në gozhdë ai nisi punën si trajner”.
Marco Van Basten e veshi fanelën e skuadrës së Milanit gjatë periudhës 1987-1995. Ai u tërhoq nga futbolli për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme që i dhanë fund edhe karrierës së tij.