De Boer: Stam te Milani? Do të luftojmë që ta mbajmë - Bota Sot
De Boer: Stam te Milani? Do të luftojmë që ta mbajmë

Sporti

De Boer: Stam te Milani? Do të luftojmë që ta mbajmë

Më: 18 janar 2014 Në ora: 11:17

Ish mbrojtësi Jaap Stam përflitet si kandidat për të plotësuar stafin e Clarence Seedorf te Milani, por trajneri i Ajaxit, Frank de Boer, insiston se klubi i tij do të bëjë çmos që ta bllokojë nisjen e tij drejt Italisë. Madje De Boer shprehet se Ajaxi do të ishte i vdekur, nëse humbet një prej asistentëve të tij më të besuar.

“Kam dëgjuar se Milani është i interesuar për Jaap Stam. Nuk duam që të largohet sepse kemi investuar shumë tek ai. Nëse kuqezinjtë e duan vërtetë dhe ai gjithashtu dëshiron të shkojë, atëherë po, ndoshta ka një mundësi që të largohet. Gjithsesi gjatë këtij sezoni nuk mund të shkëputet prej nesh, për më tepër që ka një kontratë deri në 2016-ën”.

Ndërkohë, De Boer, ish shok skuadre i Seedorf, kur të dy luanin për Ajaxin dhe kombëtaren holandeze, deklaroi mbështetjen e tij për vendimin e 37-vjeçarit për të nisur karrierën si trajner në një prej klubeve ikonë të futbollit botëror.

“Nëse Clarence mendon se është gati, atëherë duhet të vazhdojë në këtë rrugë. E di që ai nuk bën asgjë pa e menduar mirë më parë, pra besoj se është gati. Seedorf është nga ata njerëz që e di se çfarë kërkon në lojë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...